Dhuna ndaj grave

A ke qenë ti ose i afërmi juaj ndonjëherë objekt i dhunës fizike familjare? A je i shqetësuar, i zemëruar, ose i frikësuar? A po mendon se çfarë duhet të bësh dhe se kujt duhet t’i drejtohesh? A ke nevojë për ndihmë, mbështetje dhe këshilla praktike? A dëshironi të flisni për dhunën fizike me dikë që di të thotë ç’duhet bërë dhe që të dëgjon e kupton me zemër? Në rast se është kështu atëhere lexojeni këtë tekst me kujdes.

Ky artikull i drejtohet grave që vuajnë nga keqtrajtimi në marrëdhënie ose në familje. Nëse njihni ndonjeri që keqtrajtohet, atëherë ju lutem pyeteni në se ka nevojë për ndihmë dhe i thoni se nuk është e vetme.

Abuzim janë të gjitha rastet kur dikush ju lëndon apo ju trajton keq.

Abuzimi mund të jetë fizik, emocional, psikologjik ose financiar. Një njeri mund të bjerë viktimë e më shumë se një lloj abuzimi.

Zakonisht abuzues është bashkëshorti, ish-bashkëshorti, i dashuri, ish i dashuri. Në disa raste mund të jetë pjestar i familjes. Abuzuesi mund të jetë mashkull ose femër.

Mund të kërkoni ndihmë

Telefonojini policinë. Ata do t’iu mbrojnë ju dhe në rast dhe fëmijët.

mund t’iu ofrohen:

  • Këshilla dhe ngushëllime
  • Strehë e sigurt për të qëndruar
  • Ndihmë financiare
  • Ndihmë ligjore, që mund të jetë falas
  • Marrëveshje për kufizimin e kontaktit të keqtrajtuesit me ju

Çfarë ndodh kur lajmëroni policinë? Kur zotëron fakte për keqtrajtimin tuaj, policia ngre padi kundër keqtrajtuesit. Policisë duhet t’i tregoni gjithçka rreth keqtrajtimit që keni përjetuar. Policia edhe mund ta arrestojë keqtrajtuesin, nëse bindet se ka fakte të mjaftueshme për ta bërë këtë. Në rast se keqtrajtuesi arrestohet, atëherë ai mund të qëndrojë në burg për disa orë, derisa të paraqitet në një seancë dëgjimore. Pas kësaj, mund të lejohet të largohet. Atë mund ta mbajnë në burg vetëm nëse gjyqtari mendon se ka arsye të forta.

Ku mund të gjeni informacion të mëtejshëm?

  • Strehat e grave në qytetin të banimit
  • Polici
  • Zyra e prokurorit
  • Spitalet
  • Qendrat e grave
  • Organizatat shoqërore multikulturore
  • Shërbimet avokatore ose këshillimore
  • Mjekët apo infermjeret e shëndetit publik

 

Nuk jeni vetëm:

Keqtrajtime ndodhin në të gjitha llojet e familjeve. Ju ndodhin grave me fëmijë dhe grave pa fëmijë, të varfërve dhe të pasurve, nëpunëseve, shtëpijakeve, të rejave, të moshuara.

Nuk është faji juaj

Është shumë e vështirë të flasësh për keqtrajtimet. Disa gra kanë turp ose frikë se nuk do t’i besojë familja apo shoqëria. Megjithatë, duhet të keni parasysh gjithmonë se asnjë veprim juaji nuk i jep të drejtën dikujt për t’iu keqtrajtuar. Keqtrajtimet nuk janë asnjëherë të justifikuara. Në asnjë rast nuk është faji juaj.

Shumë gra e dijnë se abuzimet kalojnë përmes një cikli. Tensioni i krijuar rritet derisa keqtrajtuesi vë në përdorim dhunën. Pas shpërthimit të dhunës vjen një periudhë qetësie. Keqtrajtuesi mund të kërkojë falje dhe të premtojë se nuk do ta përsërisë më. Megjithatë, me kalimin e kohës, tensioni mund të rritet përsëri dhe keqtrajtuesi fillon të veprojë sërish dhunshëm. Pra vazhdon cikli i abuzimit.

violnece.png

Më mirë të qëndroni apo të largoheni?

Në rradhë të parë duhet të mendoni për sigurinë tuaj. Është normale të trembeni dhe të mendoni se familja ose shoqërija nuk do t’iu përkrahë në veprimet që do të merrni. Edhe kjo mund të ndodhë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak se është më mirë për ju, për hir të opinionit, të vazhdoni të jetoni në kushtet e keqtrajtimit.

Mos harroni të pyesni vetën:

  • A është i rrezikshëm qëndrimi?
  • A ju ka vënë dorë edhe më parë abuzuesi?
  • A ka armë në shtëpi?
  • A ka përdorur ndonjëherë keqtrajtuesi armë si thika apo shkopinj për t’iu rrahur?
  • A merr keqtrajtuesi drogë apo alkool me shumicë?

Ç’ndodh nëse vendosni të rrini?

Ndoshta mund ta gjykoni se do është më mirë të mos largoheni. Nëqoftëse ju kanë lënduar fizikisht, merrni sa më parë ndihmë mjekësore. Nuk ka nevojë të tregoni se kush i ka shkaktuar plagët. Megjithatë, është gjithmonë më mirë për ju t’i tregoni mjekut shkakun e vërtetë të plagëve, në mënyrë që ai të dijë t’iu mjekojë si duhet.

Nuk do të ishte keq të mbanit shënime ose ditar për dëmet që ju janë shkaktuar, si edhe për kohën kur jeni keqtrajtuar, pasi këto mund t’iu ndihmojë më vonë, nëse vendosni të largoheni. Është gjithmonë më mirë nëse keni një plan të gatshëm po qe se do t’iu duhet të largoheni.

Mblidhni sa më shumë të dhëna, si për shembull adresa, numra telefonash të njerëzve të ndryshëm ku mendoni se mund të gjeni mbështetje. Po të keni mundësi, vini edhe para më njanë.

 

Bëhu një mik!

Gratë e abuzuara ndiejnë se nuk kanë me kë të flasin. Flisni hapur me të mbi dyshimet tuaja dhe inkurajojeni të flasë. Besoni tek ajo, mos e pyesni atë se çfarë ka bërë për të shkaktuar abuzimin. I thoni asaj se s’ka asnjë justifikim për dhunën. Siguro një vend për të ku ajo mund të qëndroj një pasdite apo natë gjatë momenteve të tensionuara.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s