Grave të dhunuara dhe torturuara gjatë luftës në Kosovë, pas vite të tëra vuajtje në heshtje, po u ofrohet një skemë reparacioni – por stigma e të qenit e dhunuar mund t’i shtyjë shumë nga to të mos aplikojnë fare.
Dhuna seksuale u përdor si mjet lufte në Kosovë ndaj mijëra grave dhe burrave, me qëllim që të instalohet ndjenja e frikës dhe shtypjes tek qytetarët e pafajshëm, u përdor për të nxitur pastrimin etnik, për t’i përulur meshkujt, për ta zhveshur një shoqëri nga vlerat e saj njerëzore, dhe për të mbjellë farën e vuajtjes dhe dhimbjes përjetësisht në jetërat e viktimave, familjeve të tyre, dhe mbi të gjithë ne.
“Unë dua të dëgjohem” është një libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë. Udhëheqësit e projektit jan Korab Krasniqi dhe Kushtrim Koliqi. Ky libër botohet nga Integra dhe forumZFD – programi në Kosovë, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, me mbështetje nga Rockefeller Brothers Fund, Charles Stewart Mott Foundation, Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e qeverisë Gjermane, dhe UN Women
Në këtë libër, disa nga gratë e mbijetuara të dhunes seksuale në luftë, dhe bashkëshortët e tyre, rrëfejnë përvojat e tyre të luftës. Ato rrëfejnë historitë e tyre personale të luftës, duke e vënë theksin te dhuna që ato vetë e kanë përjetuar. Dhuna që përshkruajnë ato, është më komplekse sesa dhuna e konceptualizuar në drejtësinë tradicionale.
Këto rrëfime kontribuojnë për njohjen më të mirë të mbijetesës së grave dhe për ndërtimin e kuptimit se sa dhe si lufta dhe dhuna në luftë prek gjininë.
Në vazhdim, vendosa ta ndaj një pjesë të historisë 01 nga libri:
Librin mundeni ta lexoni dhe online:
English version:
Albanian version: