Gruaja e parë shqipëtare në majen e Mt. Everest

Flutura Ibrahimi e njohur më shumë si Uta është alpinistja e parë shqiptare nga Kosova e cila ngjiti majën më të lartë në botë Mt.Everest më 22 maj 2017. Uta ka përfunduar ekspeditën dimërore 4 javore në Himalaja, konkretisht në qendër-veri të Nepalit (në Luginën Ralwaling) e cila është e njohur për mundësi të ndryshme alpine përgjatë gjithë vitit, Uta arriti qëllimin e saj me projektin “Femra Shqiptare në Himalaya” të iniciuar dhe organizuar nga Xhimi Begeja dhe familja e tij, të cilët kanë vlerësuar se Uta Ibrahimi është alpiniste e cila meriton përkrahje në këtë projekt. Alpinistja në fjalë tashmë ka nisur fushatën “14 Majat e Himalajeve” përmes të cilës kërkon donacione për ngjitjet e saja të radhës.28167327_10215467514384374_2251955416193750648_n

Kur e morrët vendimin te ngjisni Everestin? Si reaguan familjarët e juaj për këtë vendim? Sa gjete përkrahje nga rrethi?

Uta: Vendimi drejt ngjitjes në Everest ka ardhur gradualisht… kështu, edhe familjarët kanë qenë pak a shumë të përgatitur për një gjë të tillë.

Në dhjetor të vitit 2016 unë isha për 5 javë në ekspeditë në Himalaya … ajo ishte njëfar fillimi i ekspeditave të mia.Pasi jam kthy nga kjo ekspeditë, kam vendos që do të tentoj ngjitjen në Everest…e me këtë rast familja dhe rrethi veq e kanë prit një gjë të tillë.

Reagimi – duke pas parasysh që sa shpesh kemi pa filma e dokumentar për njerëzit që kanë tentu ngjitjen dhe nuk janë kthyer më kurrë… reagimi fillestar nuk ka qenë i mirë.Do të thotë perkrahje skam pas as prej familjes dhe as shoqërisë.Me kalimin e kohës,kur u afrua data e ekspeditës… përkrahja ka qenë masive.

Ka qenë periudhë e veshtirë…përveq ushtrimeve dhe punëve në lidhje me mbledhjen e donacioneve, më është dasht të mirrem edhe me njerëz shume…ti bind ata që të besojnë në andrrën time. Nuk doja me u nis me një rrugë të tillë pa e pas një energji të mirë nga familja dhe rrethi.

Çfarë pengesash keni hasur si një femër që vjen nga një kultur patriarkale kur keni vendosur të merreni me alpinizëm?

Uta: Fillimisht unë kam qenë e larguar nga grupi i Ekspeditës së Kosovës në Everest, për faktin që është shumë vështirë dhe se nuk do të ketë vajza në ekip (pastaj e kanë marr në ekip nje vajzë, sigurisht për me mbledh donacione më lehtë ha ha).

Kjo më ka bërë me shty vetën edhe më shumë drejt realizimit të andrrës… e cila nuk ka qenë vetëm andërr e imja po luftë për të gjitha gratë shqiptare anembanë botës.

Kjo më ka motivu me vazhdu dhe tani vazhdoj me i motivu gratë e tjera nëpër vende të ndryshme të Europës për me i ndjek andrrat e tyre.

Alpinizmi si fushë asocon me shumë me gjininë mashkullore… dhe se në fillimet e mia, kam has në këto problem… ndërsa tani, kjo po vjen e po zbehet. Sigurisht me punën e madhe që e bajm drejt ngritjes së vetëdijes për këtë qështje.

Nëse do ju pyesnin sot se me çfarë e krahasoni ngjitjen në malin Everest,cili do ishte krahasimi juaj?

Uta: Deri më tani asht ndjenjë e pakrahasushme. Asht shumë përjetim i vecantë dhe se nuk do të harrohet kurrë.

Cili ka qen momenti më i vështirë i këtij udhëtimi? A keni pasur ndonjë moment që keni rrezikuar dhe jetën tuaj?

Uta: Po ka pasur shumë momente të vështira. Normalisht, ngjitja në Everest nuk është rrugë me lula…ka sfida nga më të ndryshmet. Duke filluar nga ato fiziket – ngjitje në akull e borë, ftoftë, pjerrtësi, mungesë e oksigjenit e deri te ato të lodhjes psiqike.

Mirëpo, të gjitha janë të kalueshme. Për faktin që njerëz para meje janë ngjit në këtë mal mka bo me kuptu që edhe unë do të mund të ngjitem.26906984_10215214587021348_5275005356339113372_n

Kohët e fundit shohim që interesi për të ngjitur majen Everest çdo herë e më shumë rritet,gjatë ekspeditës tuaj keni hasur shpesh në alpiniste që kishin marr të njëjtin vendim si ju?

Uta: Pak a shumë vendimet për ngjitje ose tregimet janë të njejta…

A kontaktonit shpesh me familjarët? Kush ishte personi i parë që i kumtuat lajmin që ia dole?

Uta: Kam kontaktuar më shumë me motrën time. Nuk kam pas shumë mundësi me komuniku për shkak sepse ka qenë shumë shtrejtë dhe të njejtën kohë, kam pas nevojë me qenë e fokusume drejtë qëllimit.

Motra ime Xiki, mka dhanë shpirt e energji gjatë gjithë kohës… mka motivu me vazhdu edhe atëherë kur unë kam pas dyshime se do të ja dal. Përveq motrës, kam pas komunikim dhe me Xhimi Begeja, trajneri im, i cili në momentet e ngjitjes ka qenë në Kampin Bazë të Everestit.

Gjatë ekspeditave tuaja kur lodhesh dhe je gati të heqësh dorë çfarë ju shtyn më tej? Çfarë ju jep shtytje shtesë për të arritur qëllimin tënd? Çfarë ju motivon më shumë?

Uta: Ngjitjet nëpër maje të tilla, të lartësive të mëdhaja mbidetare dhe vështirësive të mëdhaja, patjetër që nevojitet një qëllim shumë i thellë brenda vetes për me të shty me shku ma tutje.

Prej ballafaqimit të vetës me dicka të re, shtyrjes së limiteve tek vetja ime e deri te qështjet e barazisë gjinore dhe promovimi i Kosovës dhe Shqipërisë, flamujt në majë të malit, janë disa prej arsyeve që më së shumti më shtyjn me vazhdu rrugën…e cila shpesh mund të jetë edhe e pa kthim.

Këto janë momente historike për kombin tonë dhe kjo është forma ime që unë kontriboj për këtë popull.23916073_10214733338030424_3205563387784719107_n

Në cilën lartësi e kuptuat që do i’a dilni të arrini majën? Cili ishte mendimi i parë që të erdhi në mendje kur shkele majën Everest?

Uta: Shumë afër majës,pas kalimit të Hilary Step, e kam kuptu që arrita te maja… aty, jam emocionu shumë. M’kan piku lotët. Por, jom mundu me u përmbajt sepse nuk dojsha me shpenzu energji… kisha rrugë të gjatë me u kthy.

Nuk mendon shumë gjëra. E shijon pamjen madhështore,tenton me u qetësu dhe pushu, edhe me përjetu at gëzim të madh, ma të madhin në jetë.

Çfarë do ju sugjeroje femrave të tjera që kanë po të njëjtën ëndërr?

Uta: Të gjitha vajzave dhe grave (jo femrave) ju them që ti ndjekin andrrat e tyne. Jeta nuk asht e lehtë, e aq më pak nëse i ndjek andrrat. E gjithashtu, përkrahja ndaj njëra tjetrës.

Prepared by: Arnesa Tahiri, Beat Sexism Kosovo Club

28872383_10215645729599643_4442533206830350336_n

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s